75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Lionel Messi ndalet në mes të trafikut dhe firmos fanellën e një tifozi

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka bërë një gjest tejet interesant në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një tifoz rastësisht e pa në rrugë yllin argjentinas dhe në një moment kur u ndaluan veturat, ai shfrytëzoi rastin për t’ia kërkuar një nënshkrim, shkruan Indeksonline

Futbollisti i Inter Miamit kur pa se fanella ishte e Argjentinës, ai ndaloi veturën dhe ia plotësoi ëndrrën tifozit.

Kjo video po bën xhiro në rrjetet sociale, pasi Messi ndaloi veturën në trafik dhe bëri nënshkrimin për tifozin, i cili s’do ta harroj kurrë këtë moment./Indeksonline/