75 Mall Live Search
09:41 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Ballkani sot luan miqësore kundër skuadrës me histori nga Ukraina

Skuadra nga Superliga e Kosovës sot gjatë ditës luan ndeshjen e radhës miqësore në Turqi.

Si kundërshtar, kampioni i Kosovës do ta ketë klubin e madh nga Ukraina, Dinamo Kyiv, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje nis nga ora 15:00 dhe zhvillohet në Antalya të Turqisë, ku skuadrat janë duke bërë fazën përgatitore për pjesën tjetër të sezonit.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e fundit miqësore për skuadrën nga Suhareka para kthimit në vendlindje./Indeksonline/