75 Mall Live Search
17:23 / E Premte, 26 Janar 2024 / Gj. Sh

Presidenti i Napolit: Osimehn ka marrë vendim për të ardhmen

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka thënë se Viktor Osimehen ka marr vendim për të ardhmen e tij.

Ai tha se klubi e di vendimin e sulmuesit nigerian, dhe la të kuptohet se mund të largohet gjatë verës, shkruan IndeksOnline.

“Ne e dinim këtë, përndryshe bisedimet për marrëveshjen e re nuk do të kishin zgjatur shumë.

Me siguri verën e kaluar ai do t’i bashkohej Real Madridit, Paris Saint-Germain-it ose një klubi anglez.”, deklaroi De Laurentiis./IndeksOnline/