Festim Alidema largohet nga Liria, transferohet në Shqipëri

Futbollisti Festim Alidemaj është larguar nga skuadra e Lirisë.
Alidemaj karrierën do ta vazhdoj në kampionatin shqiptar, te skuadra e Erzenit, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi i krahut është prezantuar gjatë ditës së sotme dhe ka nënshkruar kontratë për 1 vit e gjysmë.
26-vjeçari luajti gjashtë muajt e fundit te Liria, ndërsa në të kaluarën veshi edhe fanellën e Llapit, Vllaznisë, Dritës, Slaven Belupo dhe Hrvatski Dragovoljac./IndeksOnline/