75 Mall Live Search
08:18 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Trepça e Peja kërkojnë fitoret e radhës në Superligë

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet mes Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës.

Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00

Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut.

Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/