Emocionohet Klopp, tifozët e presin me këngën e famshme në “Anfield”

Skuadra e Liverpoolit është duke luajtur ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales në FA Cup ndaj Norwich Cityt.
Para se të fillonte takimi, si gjithmonë në “Anfield” këndohet kënga e famshme “You Never Walk Alone”, por kësaj radhe kishte një rëndësi të veçantë, shkruan Indeksonline
Klopp para dy dite njoftoi se do të largohet nga “The Reds” në fund të këtij sezoni, prandaj kjo këngë e emocionoi trajnerin gjerman.
Jurgen Klopp kishte firmosur me Liverpoolin gjatë vitit 2015 dhe deri më sot ai pati mjaftë suksese që tifozët s’do t’i harrojnë kurrë, duke përfshi këtu: Ligën e Kampionëve, Premier League dhe Superkupën e UEFA-s./Indeksonline/