Gjendja e Neymarit shqetësuese, futbollisti i famshëm ka shtuar shumë peshë

Pamjet e reja të futbollistit brazilian, Neymar Jr kanë shokuar tifozët e futbollit.
Ish-lojtari i Paris Saint-Germain dhe Barcelonës duket se ka shtuar shumë peshë, shkruan Indeksonline
Neymar është duke u rikuperuar nga lëndimi, por duket se nuk e ka ndërmend të rikthehet në fushën e futbollit.
Ai po e shijon jetën dhe trupi i tij tashmë është jashtë normave të një sportisti.
Kujtojmë që Neymar është futbollist i Al Hilal në Arabinë Saudite dhe paga e tij thuhet të jetë rreth 300 milionë euro për 2 vite./Indeksonline/