75 Mall Live Search
13:53 / E Hënë, 29 Janar 2024 / L K

Gëzon Allegri, dy emra të rëndësishëm i bashkohen grupit para ndeshjes me Interin

Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të mirë që duhet tj’ja ndryshojë disi humorin pas barazimit ndaj Empolit.

Mediet italiane raportojnë se skuadrës së Juventusit i janë bashkuar dy emra të rëndësishëm si Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa, të cilët janë të gatshëm për sfidën shumë të rëndësishme të kësaj jave ndaj kundërshtarit direkt në garën për titullin e Serie A, Interit.

Dy lojtarët ishin jashtë fushës së blertë për shkak të problemeve fizike, megjithatë tashmë duket se janë plotësisht të gatshëm për t’u rikthyer.