75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Në garë dy trajnerë të njohur, Kosova do ta zbulojë emrin para shortit të UEFA Nations League

Federata e Futbollit të Kosovës pritet që shumë shpejt ta emëroj trajnerin e ri dhe këtë do ta bëjë në fillim të muajit shkurt.

Indeksonline me burime merr vesh se dy trajnerë të njohur europian janë në garë të nxehtë për ta marrë stolin e Kombëtares së Kosovës. Por nuk preferohet t’u ceken emrat për shkak të negociatave të vazhdueshme*

Shorti i UEFA Nations League tërhiqet më 8 shkurt të këtij viti, kurse trajneri pritet të zbulohet pak ditë para se “Dardanët” t’i mësojnë kundërshtarët në Ligën C.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës është pa trajner me muaj të tërë për shkak të largimit të Primozh Gliha dhe dështimit për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Në anën tjetër, kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Nations League janë: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania apo Gjibraltari, Estoni dhe Letonia./Indeksonline/