75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Chelsea e huazon sërish Andrey Santosin, e çon në Ligue 1

Skuadra e Chelseat ka vendosur që ta huazojë sërish futbollistin e Kombëtares së Brazilit, Andrey Santos.

Siç raporton Nizaar Kinsella, Santos tashmë ka arritur marrëveshje me klubin nga Ligue 1, Strasbourg, shkruan Indeksonline

Strasbourg është në pronësi të pronarëve të Chelseat, Todd Bohely dhe një huazim i tillë do të jetë i mirëseardhur për klubin në Francë.

Andrey Santos në fillim të këtij sezoni ishte huazuar te Nottingham Fores, por kjo e fundit nuk i dha minuta të mjaftueshme futbollistit brazilian dhe kjo ishte arsyeja pse Blutë e Londrës e rikthyen sërish në skuadër../Indeksonline/