75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / Gj. Sh

Liria e zyrtarizon largimin e trajnerit, po vjen një tjetër turk

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Liria sot gjatë ditës ka shkarkuar nga detyra trajnerin, Mirsad Jonuz.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjeteve sociale të cilët thonë se kjo marrëveshje u shkëput me bashkëpunim, shkruan Indeksonline

“Liria ka ndërpre kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani

Ekipi që po bën gara në Superligë, pritet që së shpejti ta emëroj trajnerin e ri.

Raportohet se në stolin e klubit nga Prizreni do të ulët legjenda e futbollit turk, Ali Gunes./Indeksonline/