“Ishte vetëm një ndeshje”, Pochettino pas humbjes ndaj Liverpoolit: Ata ishin më të mirë!

Skuadra e Chelseat pësoi humbje ndaj Liverpoolit me rezultatin e thellë 4:1 mbrëmë në ndeshjen e javës së 22-të në Premier League.
Maruicio Pochettino pas takimit u shpreh se kjo ishte një ndeshje normale dhe se skuadra e tij duhet të vazhdoj tutje, shkruan Indeksonline
“Ne duhet të vazhdojmë. Kjo ishte vetëm një ndeshje normale. E dinim se Liverpooli është një nga skuadrat më të mira”, u shpreh Pochettino pas ndeshjes
Me fitore mbrëmë, ekipi i Jurgen Kloppit vazhdon kryesimin në tabelë me 51 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City (46).
Në anën tjetër, Chelsea është në pozitën e 10-të me vetëm 31 pikë./Indeksonline/