“Kafe bar i drogës”, policia në Fushë-Kosovë kontrollon një lokal, arreston tre persona

Një kafiteri në Fushë Kosovë dyshohej se bënte shitblerje të substancave narkotike. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë takuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku gjatë kontrollit tek dy të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.9 gram dhe 1 gram.
Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme me vlerë rreth 370 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave, një DVR, 60 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 64.7 gram, dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 51.2 gram.
Gjithashtu është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/