Albian Ajeti rikthehet te Baseli

Futbollisti kosovar, Albian Ajeti është rikthyer te skuadra e Baselit.
Sulmuesi 26 vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi, shkruan IndeksOnline.
Ajeti edhe më herët ishte pjesë e Baselit, kur u largua në vitin 2019 për tu bashkuar me West Hamin.
Sulmuesi kosovar në vitet e tjera ishte pjesë edhe e skuadrave Celtic, Sturm Graz dhe së fundi Gaziantep BB./IndeksOnline/