75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Pas 11 viteve Hemilton largohet nga Mercedes, bashkohet me Ferrarin

Piloti i Formula 1, Lewis Hemilton nuk do të jetë pjesë e Mercedesit nga fundi i sezonit.

Anglezi do të largohet pas 11 viteve te Mercedes, shkruan IndeksOnline.

Kjo është konfirmuar edhe gjiganti gjerman i makinave.

Sipas gaztearit Fabrizio Romano, Hemilton nga sezoni i ardhshëm do të jetë pilot i Ferrarit.

39-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar shtatë herë titullin e Kampionit të Botës në Formula 1, aq sa ka edhe Michael Schumacher.

Ai mban rekordet për më shumë fitore (103), pole position (104) dhe përfundime në podium (197).

Hemilton është pjesë e Mercedesit nga viti 2013, ndërsa më herët ishte pilot i McLaren (2007–2012)./IndeksOnline/