75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

U lëndua në Turqi, operohet Valmir Veliu i Llapit

Sulmuesi i Llapit, Valmir Veliu është operuar ditën e sotme.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar se Veliu intervenimin kirurgjik në gjurin e këmbës së djathtë në spitalin “Royal Medical” nga Dr. Qerim Kida, shkruan IndeksOnline.

”Lëndimi i Veliut ndodhi në fazën përgatitore në Antalya gjatë seancave stërvitore, ku pas kthimit në Kosovë ai iu nënshtrua kontrollave mjekësore.
Aty u konstatua se Veliu ka pësuar rupturë të ligamentit ACL dhe që nuk do mund t’i shpëtonte dot operimit.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/