Tottenhami ia merr nga duart talentin suedez Barcelonës

Talenti 18-vjeçar i Djurgardens, Lucas Bergvall, do nënshkruajë për Tottenhamin pasi në fillim ishte afër t’i bashkohej Barcelonës.
Suedezi, ka bërë paraqitje të mira me gjigandin suedez ku ka pas interesim nga ekipet e mëdha ku edhe shihet si yll i ardhshëm suedez, shkruan IndeksOnline.
Bergvall, ishte i lidhur me një transfer te “Katalunasit” gjatë gjithë afatit kalimtar të janarit, por në ditën e fundit të afatit ai vendosi t’i bashkohej Tottenhamit.
Tottenham do paguajë 10 milionë për lojtarin, i cili sot do kryejë vizitat mjekësore në Londër dhe pastaj do nënshkruajë kontratën.
Vlen të theksohet që Bergvall, do mbetet i huazuar te Djurgardens deri në verë ku pastaj do i bashkohet klubit anglez nga 1 korriku.