Pochettino thotë se Broja bëri mirë që u largua: Meriton më shumë minuta

Maurcio Pochettino, trajneri i Chelseat ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Wolves e vlefshme në Premier League për javën e 23-të.
Trajneri argjentinas u pyet edhe për largimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja nga Blutë e Londrës drejt Fulhamit, shkruan Indeksonline
“Është më mirë për të për të luajtur më shumë. Është një lëvizje fantastike për të dhe shpresoj që të ketë minuta më shumë”, u shpreh Pochettino
I pyetur se pse nuk kishte transferime gjatë merkatos së dimrit, sidomos pas largimit të Brojës, Poch u përgjigj: Është më e rëndësishme që Nkunku të rikthehet plotësisht. Pastaj sot Jackson arriti dhe ne kemi gjithashtu Deividi Washington”../Indeksonline/