I “zhdukuri” Liridon Krasniqi fillon të luaj nëpër turnire në Zvicër
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/ccccccccc.jpg)
Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi ka qenë pjesë e një turniri në futbollin e vogël në Zvicër.
Krasniqi këtë turne arriti ta fitonte, e cila kishte vlerën e 2 mijë frangave, shkruan Indeksonline
32-vjeçari është pjesë e Terengganu në Malajzi, por Superliga atije e ka mbyllur sezonin 2023.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/417491256_10224985467245603_2864000295411756302_n-768x1024.jpg)
Gjatë sezonit të kaluar, Krasniqi me Terengganu zhvilloi 21 ndeshje dhe shënoi një gol.
Kujtojmë që tani futbollisti i lindur në Viti, është rikthyer në Johor DT, aty ku ka kontratë./Indeksonline/