75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / L K

KOK-u përzgjedh 42 sportistë bursistë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përzgjedhur 42 bursistë për “Shpresa Olimpike 2024”.

Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.
Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.

Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv.

Listës iu shtua edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mos nominimit nga Federata e Notit e Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj.