Roma përcaktohet për drejtorin e ri të skuadrës, ishte drejtues edhe në Angli

Francois Modesto duket të jetë njeriu i zgjedhur nga Dan dhe Ryan Friedkin për të marrë trashëgiminë e Tiago Pintos. Modesto aktualisht është drejtor te Monza.
I njëjti ishte drejtor teknik edhe te Nottingham Forest në Angli duke kontribuar në promovimin historik në Premier League pas 23 vitesh purgator.
Më pas thirrja e Gallianit në Monza bëri që ai të kthehej në Serie A. Roma pritet që gjatë javës të zyrtarizoi Modeston si drejtor të ri të skuadrës./Indeksonline/