75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / LB

Meunier afër t’i bashkohet Trabzonspor-it

Thomas Meunier është shumë afër t’i bashkohet Trabzonsporit nga Borussia Dortmund.

32-vjeçari, ka humbur vendin e tij në formacionin startues pasi që Terzic preferon norvegjezin Ryerson në vend të tij, shkruan IndeksOnline.

Por belgu, ka gjetur veten prapë në formacionin startues pas lëndimit të Ryerson në dhjetor.

Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri më 9 shkurt, ku është mundësi e mirë per klubin turk të përfundojë marrëveshjen sa më parë.

Vlen të theksojmë se Meunier, ka luajtur për klube si Club Brugge, Paris Saint-Germain dhe së fundmi për Borussia Dortmundin./IndeksOnline/