Ekskluzive/ Stivi Frashëri nesër zyrtarizohet si futbollist i Lirisë

Skuadra e Lirisë tashmë ka arritur marrëveshje me ish-portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.
Burime të IndeksOnline, të afërta me klubin prizrenas, kanë njoftuar se nësër do të bëhet edhe zyrtarizimi i Stivi Frashërit.
Gardiani shqiptar do të nënshkruar kontratë gjashtëmujore, e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.
Frashëri u largua nga Ballkani në fillim të këtij sezoni, dhe u transferua në arabi te skuadra e Jeddahs.
33-vjeçari e njeh mjaftë mirë Superligën e Kosovë pasi është shpallur kampion me skuadrën e Ballkanit në dy vitet e fundit./IndeksOnline/