75 Mall Live Search
23:23 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkon Coutinho, Mahrez kryen nesër testet mjekësore në Liverpool

Liverpooli nuk ka humbur shumë kohë dhe pak pasi e ka konfirmuar shitjen e Philippe Coutinhos në Barcelonë, e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

BeIN SPORTS raporton se Liverpooli është në proces të blerjes së përfaqësuesit algjerian të Leicester Cityt, Riyad Mahrez, transmeton Express.

Barcelona dhe Liverpooli kanë rënë në ujdi për transferimin e brazilianit në Spanjë për një shumë prej 120 milionë euro bazë plus 40 milionë bonuse.

Mesfushori i Leicesterit pritet t’i kryejë të dielën, pra nesër, testet mjekësore me Liverpoolin.

Mahrez pritet të nënshkruar kontratë katërvjeçare, pra deri në qershor të vitit 2022.

E Liverpool pritet t’i paguajë Leicesterit 55 milionë euro për shërbimet e tij.