Si po e zhdukin shqiptarët simbolin e vendit për t’i dekoruar restaurantet (Video)
Shqiponja, simboli i shqiptarëve janë duke u vrarë me qëllimin e vetëm, dekorimin e vendeve dhe restoranteve të ndryshme në mënyrë që të fitohen sa më shumë klientë në lokalet e tyre.
Kjo dukuri është shtuar aq shumë sa që nga 200 çifte të shqiponjave janë zvogëluar në rreth 50 çifte, përcjellë Insajderi.
Në Shqipëri një person që posedon disa shqiponja i ka nxjerrë për t’i shitur, ai është i gatshëm t’i shesë edhe për 50 lekë.
“E kam nxjerrë për ta shitë 100, mijë lekë, 70, 50 lekë varet. E kam për ta shitë se nuk dua me i mbajë më”, ka thënë ai.
“I kam vra dhe do t’i balsamos dhe më këto do ta zbukuroi lokalin që të kem më shumë klientë”, ka thënë një pronar.