Hasani: Nuk mjafton vetëm dënimi për Banjskën, një gjë e tillë të mos ndodh më

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Hasani tha se Shqipëria do të jetë krahë Kosovës, dhe se nuk mjafton vetëm dënimi për Banjsëkn, por sipas tij një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.
Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në X.
“Si Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka ‘kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës’. Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë”, ka shkruar Hasani.
“Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”.
As @USAmbUN Linda Thomas-Greenfield noted yesterday at the UN Security Council meeting, there are "acute threats to security and stability coming from outside Kosovo".
— Igli Hasani (@IgliHasani) February 9, 2024
It's not enough just to condemn Banjska. We must ensure that it never happens again.
As we stand by Kosovo…