Gjilani me stadium që plotëson kriteret e UEFA-s, Hyseni publikon pamjet e projektit (VIDEO)

Qyteti i Gjilanit pritet të bëhet me stadium i cili plotëson standardet e kërkuara nga UEFA.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e projektit të stadiumit, shkruan IndeksOnline.
Sipas tij, investimet do të jenë 15 milionë euor dhe tashmë mjetet veçse janë të siguruara.
Hyseni tha se janë në pritje vetëm edhe të përgjigjajes nga Organi Shqyrtues i Prokurorimit (OSHP), për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve./IndeksOnline/