75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Barkley stërvitet me yje, ja kur mund të rikthehet (Foto)

Ross Barkley është stërvitur për herë të parë si futbollist i Chelseat.

Ai dje u stërvitë me futbollistë si: Eden Hazard, Ngolo Kante, Ces Fabregas, Vitkor Moses, Cesar Azpilicueta, Marcos Alonso, Thibaut Courtois dhe Andreas Christensen, pasi gjysma e skuadrës kishte udhëtuar për në Norwich City.

24-vjeçari ishte i dëmtuar për një kohë të gjatë, madje anglezi ende nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje këtë sezon.

Duke folur për Chelsea TV, i transferuari nga Evertoni për 15 milionë funta tha se është afër të rikthehet në formë dhe mezi pret debutimin në “Stamford Bridge”.

Barkley është rikthyer në stërvitje që nga 22 dhjetori, ndërsa me fanellën e Bluve të Londrës mund ta shohim gjatë javës së ardhshme./IndeksOnline/