75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / Gj. Sh

PSG bën detyrën ndaj Socidadit

Paris Saint Germian ka kryer me sukses misionin e parë ndaj Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Francës shënoi fitore në ”Parc des Princes”, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Kylian Mbappe i dha epërinë PSG-së në minutën e 58-të.

Golin venditar e shënoi sulmuesi 21-vjeçar, Bradley Barcola në minutën e 71-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më datë 5 mars./IndeksOnline/