75 Mall Live Search
22:51 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / AR

E dhimbshme/ Bebe Rexhës i ndërron jetë personi i zemrës

Në një moment të vështirë dhe prekës për yllin ndërkombëtar Bebe Rexha, raportohet se ka ndërruar jetë një nga personat më të dashur dhe të rëndësishëm në jetën e saj, halla e këngëtares.

Lajmi i hidhur u bë i ditur përmes një postimi të ndjerë nga vetë Bebe në rrjetet sociale, ku ajo shpreh dhimbjen e saj për humbjen e madhe.

Bebe Rexha, e njohur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë që ka pasur me anëtarët e familjes së saj, veçanërisht me hallën, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh prekës dhe një kujtim të ëmbël për të ndjerën.