Bayern Munich me një reagim interesant pas humbjes nga Lazio

Bayern Munich ka pësuar humbje me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve.
Por klubi gjerman pas kësaj humbje ka bërë një reagim interesant në faqen zyrtare në Twitter, shkruan IndeksOnline.
Bayern nuk është marr fare me këtë humbje, derisa ka lëshuar një deklaratë mbështetëse ndaj Dayot Upamecano, i cili shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.
”FC Bayern dënon ashpër komentet raciste të drejtuara ndaj Dayot Upamecano në mediat sociale. Kushdo që komenton fjalë urrejtjeje si këto nuk është tifoz i klubit tonë. Të gjithë jemi pas teje, Upa!”, shkruhet në reagimin e Bayernit./IndeksOnline/