75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Tifozët e Bayernit të revoltuar me pozitën e Harry Kane: Kemi nënshkruar me sulmues, jo mesfushor!

Skuadra e Bayern Munich pësoi humbje në ndeshjen e parë ndaj Lazios e vlefshme për raundin 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Një paraqitje e dobët e kampionit gjerman u regjistrua mbrëmë, kurse tifozët janë të zhgënjyer se si ekipi i Thomas Tuchel dështoi të godiste së paku një herë portën e kundërshtarit, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kanë mbrëmë bëri një ndeshje të mirë, por jo si sulmues.

Ai në fakt, një pjesë të madhe të ndeshjes luajti si sulmues shumë i tërhekur, duke mos e lënë askënd në qendër.

“Kemi paguar 100 milionë euro për sulmues jo për mesfushor. Çoje b** tënde në zonë Harry Kane”, ka shkruar një tifoz në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Bayernit dhe Lazios do të zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Allianz Arena”./Indeksonline/