75 Mall Live Search
18:07 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / Gj. Sh

U sëmur gjatë stërvitjes, klubi i Premierligës shkarkon trajnerin, gjen zëvendësuesin

Roy Hodgson është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Crystal Palace.

Shkarkimi i tij vjen pasi ish-selektori i Anglisë u sëmur gjatë seancës stervitore, shkruan IndeksOnline.

Palace u detyrua të anulonte një konferencë për shtyp të enjten vetëm pas 37 minutash pasi Hodgson nuk ishte në gjendje të përfundonte seancën stervitore.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano. në vend të Roy Hodgson, Crystal Palace ka emëruar Oliver Glasner si trajner të ri./IndeksOnline/