Messi luan për herë të parë kundër ish-klubit të tij, dhuron spektakël me topin

Skuadra e Inter Miamit zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore para nisjes së sezonit të ri në MLS.
Kësaj radhe klubi amerikan si kundërshtar pati skuadrën argjentinase, Newells Old Boys, kurse ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1 me 1, shkruan Indeksonline
Për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi kjo ndeshje ishte emocionuese, pasi si kundërshtar kishte ish-klubin e tij të fëmijërisë.
Messi luajti 60 minuta dhe dhuroi spektakël me topin, kurse në fundin e ndeshjes të gjithë ekipa kundërshtare bëri foto me të për ta ruajtur kujtim.
Te skuadra e Newells Old Boys luajti lojtari i njohur dhe i shumë skuadrave, përfshi Atletico Madrid, Interin dhe Sevillan, Ever Banega./Indeksonline/