I sapo ardhuri te Bayerni pëson lëndim, mungon disa javë

Lojtari francez, Sacha Boey ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të sotme dhe do të mungoj në ndeshjen e ardhshme ndaj Bochumit.
Ai pësoi lëndim në këmbën e majtë dhe do jetë larg fushës së blertë për disa javë, konfirmoi gjiganti bavarez në faqen e tyre.
22-vjeçari, erdhi së fundmi te Bayerni në afatin kalimtar të janarit nga Galatasaray ku ka shkëlqyer me klubin turk në ligë dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve këtë sezon, shkruan IndeksOnline.
Bayerni, aktualisht gjendet në pozitën e dytë në Bundesligën gjermane me 50 pikë, 5 pikë mbrapa liderit Bayer Leverkusen. /IndeksOnline/