Shënimin ia dedikoi gruas së tij të ndjerë, Alban Shillova gjen rrjetën e golit në momentet më të vështira

Skuadra e Feronikelit ’74 barazoi 2:2 ndaj Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi kosovar, Alban Shillova, i cili vjen pas një kohe tejet të vështirë në jetën e tij personale, shkruan Indeksonline

Gjatë muajit të kaluar, lojtarit kosovar i vdiq gruaja, Kaltrina Fazliu-Shillova dhe ai po kalonte momente jo të mira.
Sigurisht që ky gol do i jap shpresë të vazhdoj tutje dhe të jap maksimumin në sportin më të bukur në planet./Indeksonline/