Ancelotti: Jini të durueshëm, Guler do të tregojë cilësinë e tij

Arda Guler ishte njëri prej transferimeve më të bujshme të verës së kaluar.
Talenti turk nënshkroi me Real Madridin, por dëmtimet e shumta lën në hije transferimin e tij, shkruan IndeksOnline.
Në prag të ndeshjes me Rayo Vallecanon, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se duhet të gjithë të jenë të durueshëm, pasi Guler do të tregojë cilësinë e tij.
“Bëhu i durueshëm me Arda Güler, më beso”. “Ai është mirë, ai mund të luajë. Ai është në një nivel të mirë. Ai duhet të luftojë me lojtarët e tjerë tani. Jini të durueshëm dhe ai do të tregojë cilësinë e tij, ne jemi të sigurt.”, deklaroi Ancelotti./IndeksOnline/