“Djajtë e Kuq” vazhdojnë me fitore në Premier League, synojnë top-katërshen

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 25-të në Premier League, pasi si mysafire mposhti 1:2 Luton Town.
Qysh në pjesën e parë skuadra e Erik Ten Hag tregoi se ka udhëtuar për tri pikë, shkruan Indeksonline
Në sekondën e 37-të, Hojlund kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi.
Pas 6 minutave, Hojlund shënoi edhe një gol tjetër për rezultatin 0:2.
Në pjesën e parë, Luton shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, me anë të Morris.
Pjesa e dytë ishte e baraspeshuar dhe nuk pati asnjë gol.
Manchester Unitedi me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e 6-të./Indeksonline/