75 Mall Live Search
23:20 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / LB

Policia jep detaje për vdekjen e një të moshuari në Skenderaj, trupi iu gjet në një mal që u përfshi nga zjarri

Një 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të përfshirë në zjarr në fshatin Rezallë të Skenderajt pasditen e së hënës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se trupi është gjetur nga familjarët e tij.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në  fshatin Rezallë  të Skenderajt, është  gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri”, thotë ai.

“Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”.

Trupi i viktimës, sipas Zahitit, është dërguar për obduksion në institutin mjeko-ligjor.