Kërkimi i dorës tek babai për martesë, shenjë respekti apo një traditë seksiste?
Sipas traditës së vjetër, prej kohësh burri duhet të shkojë t’i kërkojë babit të gruas dorën e vajzës për martesë.
Por për shumë kë, kjo praktikë tani duket mjaft e vjetruar.
Përmes Mumsnet, një faqeje ku bëhen debate të ndryshme, kjo temë është diskutuar ashpër, ku disa nuse të zemëruar e konsideronin këtë ide “seksiste dhe të vjetër”, përderisa për disa të tjera kjo gjë përshkruante traditën e ëmbël, e të moçme, transmeton Indeksonline.
Një grua shprehu habinë që tradita ishte ende në vazhdim, duke e përplasur idenë që babi i saj kishte të drejtë për ndërhyjë në jetën e saj dashurore dhe madje duke shtuar se ajo nuk do e merrte askënd që do e kërkonte dorën e saj, tek babi i saj.
Kishte shumë mendime të tilla se nuk do pranonin të martoheshin në këtë mënyrë, që t’i kërkohej leje dikujt tjetër për t’u martuar dhe jo vet vajzës.
Dhjetëra përdorues e përkrahën këtë ide, duke thënë se “nëse ishte në shenj respekti pse kjo leje duhej marrë vetëm nga babai dhe jo nga nëna?”
Përderisa disa të tjerë e përkrahnin idenë e traditave dhe treguan se burrat e tyre e kishin bërë një gjë të tillë, duke thënë se ata janë krenar që kanë respektuar traditën e po ashtu edhe familjet e tyre./Indeksonline/
Po, ju? Cila mendoni se është më e drejta?…