75 Mall Live Search
11:44 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / Gj. Sh

U dëmtua rëndë në kokë, sulmuesi i skuadrës franceze përfundon në koma

Ndeshja e Bordeaux me Guingamp pati një fund vërtetë shumë tronditës.

Gjatë ndeshjes sulmuesi i Bordeaux, Alberth Elis, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, pas një përplasje me mbrojtësin kundërshtar Donatien Gomis.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët e kaluan sulmuesin në koma artificiale.

Sipas raporteve të para mjekësore, Elis ka qenë i vetëdijshëm në momentin e transferimit në spital, por kjo zgjidhje është marrë për shkak të dhimbjeve të forta dhe nevojës për t’i dhënë kujdes intensiv.