Batatina pas barazimit me Prishtinë: Llapi është në garë për titull, nuk e di çka ka Dardan Çaka me neve

Llapi ka humbur mundësinë për ta marr kreun e tabelës së Superligës.
Skuadra nga Podujeva ka barazuar 0-0 me Prishtinën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes tha se skuadra e tij është në garë për titull.
”Mendoj që ajo që është e rëndësishme që nuk e kemi humbur derbin. Ka shumë ndeshje për tu luajtur. Kemi dhënë gjithçka nga vetja, na ka munguar goli sot. Llapi është në garë për titull deri në ndeshjen e fundit.”, tha ai për ArtSport.
Batatina po ashtu pati edhe kritika ndaj gjyqtarit kryesor, Dardan Çakës.
”Nuk e di se çka ka Dardan Çaka me Llapin? Penalltia në fund ishte penallti, nuk duhet ta mbytësh lojtarin për tu bërë penallti.”, deklaroi trajneri i Llapit./IndeksOnline/