Chelseat i anulohet një gol, mbyllet pjesa e parë në finalen e Carabao Cup

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e madhe të Carabao Cup mes Chelseat dhe Liverpoolit që po zhvillohet në stadiumin e “Wembleyt”.
Blutë e Londrës arritën të shënon një gol në pjesën e parë me anë të sulmuesit anglez, Raheem Sterling, por u anulua nga sistemi i teknologjisë, VAR, shkruan Indeksonline
VAR-i pa që Nicolas Jackson ishte në pozitë jashtë-loje dhe anuloi golin e shënuar nga Sterling.
Kujtojmë që skuadra e Jurgen Klopp u detyra të bënte një zëvendësim në minutën e 28’të, mesfushori Gravenberch u zëvendësua me Gomezin për shkak të një lëndimi./Indeksonline/