Super Muçi, futbollisti shqiptar gjen golin e parë në Superligën e Turqisë

Skuadra e Besiktasit ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Istanbulsporit, e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Turqisë.
Golin për 0:2 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, shkruan Indeksonline
Muçi realizoi një gol të bukur në minutën e 54’të për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij prej dy golave pas asistit nga Fernandes.
Ky ishte goli i parë i lojtarit shqiptar te skuadra e Besiktasit që prej transferimit nga Legia./Indeksonline/