75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / S Z

Edhe AKR-ja voton për shkarkimin e kryesuesit në Prishtinë, flet Gëzim Mehmeti

Kuvendi Komunal i Prishtinës po mban mbledhje të jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit. 

I pyetur nga “Indeksonline” Gëzim Mehmeti nga AKR, para fillimit të mbledhjes tha se ata tashmë i kanë votat dhe se shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit komunal do të ndodh.

“Të gjitha mundësitë e shkarkimit janë prezente dhe se kjo është arsyeja e mbeldhjes së jashtëzakonshme. Votat janë dhe shkarkimi do të ndodh”, tha Mehmeti./Indeksonline/