Ronela “thumbon” kolegët: Aman mos na shkatërroni…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, duket se është “irrituar” së fundmi nga kolegët e saj në industrinë e muzikës.
Në një “Instagram Story”, Ronela ka porositur kolegët këngëtarë që të punojnë pa shumë llafe.
“Aman mos na shkatërroni karrierën me kto megahitet që paralajmëroni se do na prisni krahët si vjet… Punoni pa shumë llafe se atë hitin e vendosin njerëzit” ka shkruar Ronela në “thumbin” e saj që nuk dihet se kujt i drejtohet specifikisht.
Ajo më pas ka publikuar këngët e saj që bëri vitin që lamë pas, këngë këto që numërojnë miliona klikime në Youtube.
