75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / S Z

“Deputetët s’kanë mandat t’i cenojnë trupat tanë“, gratë protestojnë para Kuvendit

Derisa pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, para Kuvendit të Kosovës po zhvillohet një protestë.  

E shkak për këtë protestë është Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, i cili po kundërshtohet nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në shenjë pakënaëqsie për kundershtimit që po i bëhet këtij projektligji, me pankarta në duar “Deputetët s’kanë mandat t’i cënojnë trupat tanë“, disa gra po protestojnë për të shpërehur pakënaqësinë e tyre lidhur me kundershtimin që po i bëhet ligjit në fjalë. /Indeksonline/