Aksident i rëndë në Çagllavicë, dyshohet për një të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak qastesh në në magjistralen Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Çagllavicë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura, ku dyshohet se një person ka mbetur i lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca.
Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/