75 Mall Live Search
14:59 / E Diele, 03 Mars 2024 / Gj. Sh

Vazhdon shkëlqimi i Drilon Hazrollaj, e mposht i vetëm Gjilanin

Malisheva ka shënuar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës., e katërta radhazi

Në ndeshjen e javës së 23-të, Malishiva e mposhti në udhëtim skuadrën e Gjilanit me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Edhe në këtë ndeshje, shkelqeu talenti Drilon Hazrollaj, i cili realizoi hat-trick, 19′; 40′; dhe 86′.

Te Gjilani golashenues ishin Senad Jarovic 9′ dhe Kushtrim Shabani 75′.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 41 pikëve dhe renditet në vendin e katërt të tabelës.

Në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e tetë me 22 pikë./IndeksOnline/