75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 03 Mars 2024 / G T

Rashica dhe Muçi humbin derbin në Superligën e Turqisë

Skuadra e Besiktasit ka pësuar humbje minimale 0:1 ndaj Galatasarayt në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Turqisë.

Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje dhe ishte lojtari Al Musrati që shënoi në portën e tij, shkruan Indeksonline

Nga minuta e parë në derbin turk me fanellën e “shqiponjës” startuan dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Rashica luajti deri në minutën e 80’të, kurse lojtari i Kombëtares së Shqipërisë deri në minutat e fundit.

Me këtë fitore, Galatasaray ngritët në pozitën e parë me 75 pikë, kurse Besiktasi në pozitën e katërt me 46 pikë./Indeksonline/